Konjufca s’jep datë për vizat: Nëse Thaçi s’nënshkruan shkarkimin e ambasadorëve i drejtohem Kushtueses

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 14:44 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryediplomati, Glauk Konjufca gjatë raportimit në Komision për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka folur edhe për liberalizimin e mundshëm të vizave për Kosovën, derisa nuk ka dhënë data.

Konjufca tha se ka thirrje nga gjitha shtetet që të ndodhë, e këtë e quajti arritje për vendin, raporton Ekonomia Online.

Mes tjerash ai ka folur edhe për pengesën e presidentit në kthimin e ambasadorëve. Sipas tij, nëse presidenti nuk e nënshkruan shkarkimin e ambasadorëve, këkresën do ta dërgojë në Kushtetuese.

“Nëse presidenti mendon ta ndërpres, por nuk do të me pengoj jam për betejë kushtetuese me të. Vendimi për kthimin e ambasadores duhet me u kthyer”.

“Kemi reaguar dhe situata është duke ndryshuar për çështjen e liberalizimit të vizave. Thirrja është e krejt shteteve pa asnjë dallim që duhet të ndodhë, kjo është një arritje.

“Ne jemi ende duke e zbatuar MSA-ja. Por Kosova duhet të ngrisë shqetësimit në çdo takim. Nëse hynë Serbia para nesh atëherë pritni probleme. Kur i sheh fushatat e Serbisë ne kemi argumente qe nuk ndryshon dhe do të na pengoj edhe në hyrje më BE”, deklaroi Konjufca pas kërkesës së kryetares së komisionit Time Kadriaj.

Ajo me tej kërkoj që nëse Konjufca pajtohet me deklaratat e ministrit Reka.

“Kompetenca jem nuk është të reagoj për gjithë ministrat. Sipas ligjeve është vetëdistancim nuk jemi këtu për tju bërë gjyq”, u përgjigj ai.

Pyetje pati edhe nga anëtarët e tjerë të Komisionit. Enver Hoxhaj anëtari i komisionit nga PDK-ja kërkoi që të qartësohen lidhur me taksën me kryeministrinë, pasi siç tha ai është një barrë që nuk lejon në kryerjen e detyrave tjera.

Derisa Ariana Musliu-Shoshi nga PDK-ja kërkoi të dijë se përse Kosova nuk po aplikon në Këshillin e Evropës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Arben Gashi nga LDK ka përkrahur vendimet e ministrit duke thënë se ambasadorët politik ndryshojnë kur ndryshon politika dhe duhet të kthehen, nuk ka asnjë betejë këtu.

Fitore Pacolli nga VV kërkoi të dijë se cila do të jetë mënyra e dërgimit të konsujve dhe ambasadorëve, raporton EO.

Konjufca  deklaroi se faza a e parë emergjente është ta zbresin dhe ta instalojnë konkursin njëherë e mirë përbrenda ministrisë.

Të ngjashme