Konjufca: S’ka vullnet politik për ta luftuar korrupsionin

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 12:18 | Nga Donika Osmani

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke folur në seancën për planin e punës së Kuvendit për vitin 2018, ka thënë se çdo vit agjenda e Kuvendit është e fryrë.

Sipas tij çdo program legjislativ është i varfër nga aspekti i propozimit të masave ligjore anti-korrupsion.

“Për çdo vit kjo legjislatrurë nuk arrin të shqyrtojë 60% të planit dhe ka ndodhur gjithmonë. Gjithmonë kemi agjenda të fryera dhe kjo është një dukuri që përshkon shtetin në çdo dimension, duke filluar nga statistika për punë që i fryjmë gjithmonë e deri tek buxheti i shtetit. Çdo program legjislativ vërehet qartë se është i varfër nga aspekti i propozimit të masave ligjore anti-korrupsion.

Ai tha se mungojnë dy Ligjet për luftimin e korrupsionit që kërkohen nga BE-ja. Konjufca tha se nuk ka vullnet politik për ta luftuar korrupsionin.

“Dy Ligje që mungojnë dhe janë të nevojshme dhe kërkohen në çdo raport të BE-së është Ligji për konfiskimin e pasurisë dhe Ligji anti-mafia, asnjë Qeveri nuk i bën këto dy Ligje dhe mungesa e këtyre masave tregon që nuk ka vullnet politik me luftu korrupsionin dhe kjo tregon në një mënyrë që vet pushteti është i përfshirë thellë në korrupsion”.

Konjfuca tutje ka thënë se asnjë Qeveri nuk po e sjell në Kuvend “Ligjin për vetveten”.

“Në Kuvend po ndodh një gjë e keqe që asnjë Qeveri nuk po sjell Ligjin për vetveten, qeveria lihet në mëshirën e modelimit sipas interesave të pushtetit, është mesazh i keq për një shtet serioz sepse në hierarki të vlerave politike që pushteti e modelon shtetin”.

“Ne po flasim shumë për Ligjet, por është diskutabile sa zbatohen ligjet. Më skandalozja në këtë legjislaturë është se Qeveria e ka sjell shqyrtimin e Projektligjit për parandalim të konfliktit të interesit, ku agjencia anti korrupsion e ka vërtetuar që Qeveria e ka shkel vetë Ligjin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme