Konjufca takohet me ambasadorin e Francës, Olivier Guerot

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Konjufca  e ka uruar ambasadorin francez për marrjen e detyrës.

Kryetari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Guérot, për përkrahjen që Franca ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtet ndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.

Kryetari i Kuvendit tha se pret nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Konjufca dhe ambasadori Guérot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët.

Të ngjashme