Konjufca takohet me ambasadorin e Hungarisë, flasin për zgjedhjen e presidentit

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze.

Ambasadori Benscze ka përgëzuar Konjufca për detyrën e re. Të dy palët kanë shfaqur shpresën se ky proces do të përmbyllet suksesshëm me zgjedhjen e presidentes së re të vendit.

Kryetari Konjufca ka falënderuar Hungarinë për ndihmën që ia ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, duke përmendur kontributin e saj edhe para vitit 1999, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e mbështetjes së mëtejme.

Në takim është diskutuar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në menaxhimin e pandemisë.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve.​

Të ngjashme