Konjufca takohet me Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të takimeve të rregullta me drejtues të institucioneve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Me këtë rast, Spanca e ka njoftuar kryekuvendarin Konjufca lidhur me planet dhe angazhimet në fuqizimin e rolit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Kreu i Kuvendit, ndërkaq, e ka uruar Spanca për detyrën e re, duke premtuar njëkohësisht edhe bashkëpunim dhe mbështetje për institucionin e Auditorit të Përgjithshëm.​

Të ngjashme