Konjufca: Tash ministret i kemi, nuk është mirë mos me i pasë deputetët

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka bërë thirrje deputetëve që të rikthehen në sallën e Kuvendit të Kosovës pas 20 minutave pushim.

Konjufca tha se është mirë me iu përmbajt minutave të pauzës, teksa shtoi se tash ministret janë në sallë por deputetët jo.

“Thamë 20 minuta është mirë që me iu përmbajt. Tash ministret i kemi, nuk është mirë mos me i pasë deputetët”, ka thënë ai.

“Vetëm 22 deputetë i kemi në seancë për momentin. Na nevojitet një përgjegjësi më e lartë e deputetëve”, tha më tutje Konjufca.

Kujtojmë se para se Kuvendi të shkonte në pauzë, Konufca tha se mungesa e ministrave është joserioze.

Glauk Konjufca pajtohet me kritikën e Abelard Tahirit për ministrat e Qeverisë Kurti

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se pajtohet me deklaratën e Abelard Tahirit të PDK-së, i cili e quajtur joserioze mungesën e ministrave të Qeverisë Kurti në seanca

Pas kësaj deklarate të Tahirit, Konjufca tha se pajtohet me të dhe se ministrat duhet të jenë të pranishëm në seanca.

“Po, pajtohna me Abelardin. Nuk është serioze. Duhet të jenë ministrat për besë me i prezantu projektligjet, sepse nuk mundemi me punu si Kuvend i Republikës së Kosovës kështu”, tha Konjufca.

Më pas, Konjufca njoftoi se Kuvendi do të shkojë në pauzë për 20 minuta, derisa, siç tha, Qeveria të bëhet më serioze.

“Shkojmë me një pauzë 20 minuta, derisa qeveria të bëhet pak më serioze”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme