Konjufca: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë së Kosovës, spiuni serb në Zyrën e Presidentit

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Deputetëve të VV-së, Glauk Konjufca, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka kërkuar që të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, pasi që sipas tij, në Zyrën e Presidentit të Kosovës, është punësuar një spiun serb, raporton EkonomiaOnline.

Ky është postimi i tij i pltoë në fcb:

“Janë krijuar kushtet që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kosovës. Sepse në zyrën e Presidentit të shtetit është punësuar Branisllav Nikolić. Sipas mediave, ky njeri është pjesëtar i shërbimit shtetëror informativ serb. Kjo përbën pa dyshim rrezikim serioz të sigurisë kombëtare. Sipas kushtetutës sonë (neni 94, pika 5, lidhur me nenin 127, pika 2) Këshillin e Sigurisë e kryeson kryeministri i vendit. Çka ka kryeministri që nuk e thërret mbledhjen? Mos ndoshta frikësohet nga presidenti që ia përmend bodrumin e Radojčić-it ku u themelua qeveria e tanishme? Çfarë çifti i tmerrshëm Thaçi-Haradinaj: reciprokisht të shantazhueshëm përmes veglave të Vučić-it”.

Të ngjashme