Konjufca: Të mos koncentrohemi për demarkacionin, por si ta krijojmë ushtrinë

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 11:33 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kritikoi qeverinë Haradinaj për mos kryerjen e punëve më përkushtim, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se nuk Kuvendi nuk duhet të koncentrohet në miratimin e demarkacionit pasi siç tha kjo krijon përçarje. Konjufca shtoi se duhet të koncentrohen në krijimin e ushtrisë, pasi sipas tij ekziston koncenzus për një gjë të tillë.

“Pse po koncentroheni në demarkacion. Ju mund të koncentroheni si ta bëjmë ushtrinë pasi në këtë Kuvend e keni votën pro. Ju po koncentroheni në vendime që krijojnë përçarje. Ka një koncenzus sa i përket krijimit të ushtrisë”.

Ai shpronësimet në Hade i cilësoi si krim të organizuar,  pastaj gjendjen në shëndetësi e vlerësoi si jo të mirë.

“Sa i përketë kompenzimit në Hade. Arsyetimi që të sigurojmë thëngjillin ka qenë një fshehje e krimit që gjendet mbrapa. Cka ka ndodh atje është një krim shumë i madh dhe vendimi i qeverisë vetëm sa e ka fshehur këtë krim”.

“Si po shkon puna kësaj Qeverie i duhet një ministri për menaxhimin e zëvendës ministrave të cilët sipas tij ata nuk e  dijnë çka bëjnë. Kjo tregon që kjo Qeveri nuk e ka hallin me u marrë me qytetarët”.

Konjufca kritikoi mënyrën se si është formuar Qeveria duke i dhënë ministri një subjekti me tre deputet. Sipas tij, varësia e Qeverisë ndaj Listës Serbe është e frikshme.

“Qe 17 vite ne kemi Qeveri dhe asnjëra nuk e ka sjell në Kuvend Ligjin për Qeverinë sepse secila që vjen për hirë të pushtetit bën çfarë të doj me organizimin e qeverisë. Ajo fjala e famshme e Ramiz Lladrovcit që ligji është si llastiku, kjo vlenë për qeverinë.

Kemi një varësi të frikshme të kësaj Qeverie nga Lista Serbe dhe drejtpërdrejt këshillat që i jep Beogradi Listës. Pse nuk pati asnjë reagim të Qeverisë për takimin e Listës Serbe me partinë e Putinit në Rusi”.

“Këtu po dëgjojmë se po zihet kryeministri me LDK-në se kush e la Kosovën pa ushtri. Ne vendimin për ushtrinë e kemi përpara dhe kot ne grindemi kush e parandaloi. Kryeministri duhet të na tregoj se cila është iniciativa për më tutje pasi në tavolinë janë vetëm dy mënyra, siç është ajo me Kushtetutë dhe ajo me Ligj”.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme