Konjufca: Është denigruese nëse Hoti shkon të takohet me Vuçiqin pas aktakuzave

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se Avdullah Hoti nuk duhet të takohet me Vuçiqin në SHBA pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit.

“Pas këtij zhvillimi, nuk di as se si zotëri Hoti shkon atje. Sepse është një zhvillim i ri serioz, në skenën politike të Kosovës, i cili pikësëpari e dëmton Kosovën. Thaci e Veseli do të ftohen atje në cilësine ushtarit të UCK’së. Nga ky aspekt e dëmton Kosovën. Qeveria e Kosovës nuk mund ti mbyllë sytë si asgjë, ne shkojmë atje e bëjmë marrëveshje me Vucicin. Është denigruese’’, ka thënë Konjufca në KTV.

“Ka info të sigurta se prej atyre që do të jenë si aktakuza, shumë prej tyre ka kontribuar edhe Serbia me kinse prova kundër UCK. Me u taku me Vucicin në këto momente është e vështira, do ta bënte vetëm një kryeministër i papërgjegjshëm.’’

Të ngjashme