Konjufca thotë se faji për liberalizimin i takon presidentit Thaçi

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 11:04 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Krytari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se shteti i Kosovës me këtë demarkacion do të humb territor dhe faji për mos liberalizimin e vizave qëndron tek ata të cilët e kanë nënshkruar gabimisht këtë demarkacion në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

“Nëse kalon kjo marrëveshje duhet me i informu qytetarët që shteti jonë humb territor dhe për Vetëvendosjen kjo marrëveshje është më e rëndësishme sepse është liberalizimi i vizave, kush e ka pengu liberalizmin ai që e ka nënshkru demarkaiconin gabimisht, përgjegjsitë t’i marrin ata që kanë nënshkru gabimisht demarkacionin. Demarkacioni u zbulua se ka qenë gabim dhe se Kosova ka humb territor, duhet me i than këto qështje ose liberalizimin me marr ose me humb territor dhe deputetët duhet të vendosin”, tha Konjufca

Të ngjashme