Konjufca thyen heshtjen: Haki Abazi ka probleme me Grupin Parlamentar dhe Qeverinë

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për pakënaqësitë që ka paraqitur bashkëpartiaku i tij dje, Haki Abazi.

Konjufca ka thënë se i di problemet e tij dhe se janë të zgjidhshme. Ai thotë se mes tyre s’ka ndonjë pakënaqësi.

‘’Nuk i di të sakta por ka thënë se do të bashkëbisedoj me kryeministrin dhe shefen e grupit parlamentar,. Është zgjedhja e tij por nuk ka dicka personale që me thanë që do të shkaktoje pasoja për grupin parlamentar. Të gjitha problemet që i ka janë të zgjidhshme.’’. tha Konjufca në Desku.

‘’Ai e ka nda statusin në Facebook,. Unë jam shumë i hapur dhe në momentin që më kërkon takim, i kam taku. I ka problemet të natyrave të tjera, të mënyrës së funksionimit të grupit paralamentar, ka problem me relacionet me Qeverinë…’’

Të ngjashme