Konjufca tregon se sa i erdhi fatura e rrymës në korrik

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur mbrëmë për krizën energjetike në Kosovë.

Konjufca tha se çmimi i energjisë elektrike është i lirë, por që, sipas tij, kjo duhet konsideruar si fatmirësi.

“Është fatmirësi që është e lirë, për shkak të resurseve tona që i kemi edhe për 1 mijë vitet e ardhshme”, tha Konjufca.

“Për 300 mijë qytetarë që janë të varfër rryma është e shtrenjë, por krahasuar me koston në rajon, është e lirë. Me qenë me ndihmë sociale, edhe me të ardhur rryma 50 euro, është shtrenjtë”, shtoi tutje Konjufca.

Ai tha se çmimi i energjisë elektrike nuk mund të zbritet me vendim të qeverisë.

Sipas tij, në bazë të situatës duhet rikthyer bllok-tarifa, për ata që nuk e kursejnë rrymën.

“Koston me ua rritë atyre që nuk e kanë gajle sa shpenzojnë, ata që e lënë nxemjen lëshuar tërë natën në një dhomë ku nuk ka nevojë. Me bllok-tarifë për ty e për mua rritet, por për ata të varfrit jo”, u shpreh kryekuvendari në Klan.

Konjufca po ashtu paralajmëroi se do të detyrohen të marrin masa njësoj si Maqedonia e Veriut e Shqipëria.

Sa i përket kursimit të rrymës, Konjufca tregoi se fatura në shtëpinë e tij ka qenë veç 20 euro në muajin korrik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme