Konjufca: Vdekja e Astrit Deharit shkelje e Kushtetutës, përgjegjësi nuk dha askush

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 16:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupi Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se mënyra se si ka vdekur Astrit Dehari është shkelje e Kushtetutës dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Qeveria jo veç që ka dështuar të gjejë fajtorin, por edhe është bërë pjesëmarrëse në krim.

“Mënyra se si ka vdekur ai, është shkelje e Kushtetutës dhe s’ka marr askush përgjegjësi. Hoxha i bën thirrje autoriteteve për të marr masa ndaj avokatit mbrojtës dhe ekspertet e pavarur ligjor në vend se të ndiqen kriminelet, kjo është skandaloze”.

“Sa i përket përgjegjësi politike askush s’ka dhënë, përkundrazi ministrja që ka qenë atëherë është bërë përsëri ministre, personat tjetër të implikuar janë ngritur në detyrë. Qeveria jo veç që ka dështuar, por edhe është pjesëmarrëse në krim”.

Kryeministri Ramush Haradinaj duke ju kundërpërgjigjur Konjufcës tha se duhet ta mbështetin Qeverinë dhe ta vlerësojnë për hetimin e pavarur që po bëhet.

“Kemi ndërmarrë veprime qe mu mundesh që ky hetim ndërkombëtarë me u bë. Unë kam kërkuar ndihmë nga autoritetet e ati shtetit që të hetohet. Kjo qeveri e sotme me këtë orientim ka marr me përkrah hetimin, e të cilin e ka zgjedh vet familja e vet avokati. Pjesën e përgjegjësive të gjithë e kemi të diskutueshme. Mirëpo pjesën e hetimeve duhet ta përkrahni”.

Të ngjashme