Konjufca: Veseli shkeli rregulloren, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 17:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka akuzuar Kadri Veselin se ka shkelur Rregulloren e Punës së Kuvendit pse nuk e vendosi në votim mocionin e Vetëvendosjes për të votuar Qeverinë e Ramush Haradinaj.

Konjufca ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese shkeljen që Kryetari i Kuvendit e ka bërë duke mos e nxjerr në votim propozimin e Vetëvendosjes për votimin e Qeverisë së Kosovës.

“Ne i dhamë mundësinë Haradinajt, pasi që i njëjti kërkoi votën, dhe ne ia ofruam atë. Çka është më e rëndësishmja është se ata nuk na dhanë arsye substanciale pse nuk dëshirojnë ta vënë në votim Qeverinë”.

“Mendoj se varësia e vërtetë është nga Lista Serbe e cila nuk është kthyer nga Beogradi. Për gjithçka tash e tutje do të presim kështu, Qeveria jonë me kokën e kthyer nga Beogradi. Do të varemi nga Gjuriqi e Vuçiqi”.

“Në LVV nuk ka asnjë deputet që do ta votonte Qeverinë Haradinaj. Po ashtu besoj se edhe nga LA nuk ka të tillë, sepse ata që deshën të votojnë u shkëputën me kohë”.

Të ngjashme