Konjufca: VV-ja është kundër marrëveshjes finale me Serbinë pa u organizuar zgjedhjet e reja

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka quajtur Avdullah Hotin “Kryeministër Kukull”.

Ky reagim i tij erdhi me rastin e pesë vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, së cilës Vetëvendosje i referohet ”Zajednica”.

Lidhur me aktualitetin politik në vend, Glauk Konjufca përmend edhe PAN-in, partitë e të cilit sipas tij janë pro shkëmbimit territorial.

”Janë dy lloje të politikanëve, ata të LDK-së që janë që janë pro ‘Zajednicës’ dhe ata të PAN-it, që janë pro shkëmbimit territorial që përmes një kryeministri “kukull” po ja mësyjnë tavolinës së negociatave. Lëvizja VETËVENDOSJE! i kundërshton të dyja këto projekte pasi ato të dyja kanë për rezultat përfundimtar ndarjen e Kosovës, ndarjen e shtetit tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE! është po ashtu kundër arritjes të çfarëdolloj marrëveshje që quhet ‘finale’ me Serbinë pa u organizuar zgjedhjet e reja që e japin edhe një qeveri me legjitimitet të plotë për të qeverisur me vendin”.

Të ngjashme