Konjufca: Zemaj u bë ministër sepse e kushtëzoi votën e tij për Qeverinë Hoti

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë së kaluar, Glauk Konjufca, ka thënë se ministri aktual i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka kushtëzuar votën e tij për Qeverinë Hoti me postin e ministrit.

Rrjedhimisht, sipas Konjufcës, Zemaj është ministër vetëm për shkak se e kushtëzoi votën e tij për Qeverinë Hoti.

“Këtu ministër i shëndetësisë është për një njeri vetëm për një arsye, jo pse e njeh shëndetësinë, por sepse e ka qit kusht votimin e Qeverisë Hoti”, është shprehur Konjufca.

 Madje, Konjufca dha edhe narrativen e tij për këtë çështje.

“Ai ka thënë “boll më. Unë jam në LDK qe sa vjet, nëse tash nuk bëhem ministër kushedi se kur do të bëhem”. Pra e ka kushtëzuar votën. Ky është informacion i brendshëm”, ka thënë Konjufca në Prime Time.

E në pyetjen se si zgjedhjet janë zgjidhje, Konjufca tha se Kosovës i duhet një qeveri më e përgjegjshme.

“Zgjedhjet e zgjidhin këtë situatë sepse populli i Kosovës e voton një qeveri dukshëm më të përgjegjshme”, shtoi Konjufca.

Të ngjashme