Konjufca: Zgjedhja e Veselit dëshpëruese për popullin e Kosovës

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 14:51 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar zgjedhjen e Kadri Veselit si kryetar të Kuvendit. Ai ka thënë që zgjedhja e Veselit është dëshpëruese për popullin e Kosovës.

Zgjedhja e Kadri Veselit është dëshpëruese për vendin e Kosovës. U zgjodh njeriu i cili është arkitekti së bashku me Hashim Thaçin, për kapjen e shtetit.

Është shumë dëshpëruese për popullin e Kosovës dhe me siguri zhgënjyese edhe për ndërkombëtarët.

Të ngjashme