Konjufca: Zv.kryeministri nuk i paska pa reklamat e KFOR-it, me raki edhe frikacaku bëhet trim

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 11:06 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se zëvendëskryeministrit, Dardan Gashi, nuk i paska pa reklamat e KFOR-it, ku thirret të mos gjuhet me armrë.

“Dardan Gashi nuk i ka kqyr reklamat e KFOR-it dhe është sjellje e keqe e një zyrtari të lartë të Kosovës”.

Sipas tij, veprimi i Gashit nuk është për t’u habitur se në rastet e tilla kur hahet mish e pihet raki edhe “frikacaku bëhet trim”.

Konjufca pyeti se si është e mundur që hedhja e gazit lotsjellës nga deputetë të opozitës të jetë shumë më e rrezikshme sesa shtënia me armë nga zyrtarët qeveritarë.

“Për hedhjen e gazit lotsjellës është zhvilluar një proces gjyqësor dhe janë dënuar deputetë të Vetëvendosjes ndërsa shtënia me armë zjarri e zyrtarëve qeveritarë mbetet vetëm në suaza të dënimeve verbale”.

Konjufca, tha se mosndëshkimi i zëvendëskryeministrit Gashi, tregon se në Kosovë përherë e më shumë po bëhet dallimi mes qytetarëve të thjeshtë dhe pushtetarëve.

“Në Kosovë po përvijohen përherë e më shumë dy kategori. Ajo e qytetarëve të zakonshëm dhe e pushtetarëve special. Kjo kategoria e dytë, çfarëdo që të bëjë, nuk vlerësohet me standardet me të cilat vlerësohet qytetari i zakonshëm”.

Konjufca duke përqeshur tha se kur Dardan Gashi gjuan me armë, duhet me evakuar pjesën më të madhe të qytetarëve.

“Na e dimë që Ramushi din më gjuajtët shumë mirë për shkak të përvojës, karrierës dhe veprimtarisë së lavdishme të UÇK-së. Por, Kryeministër nuk e di sa e njeh Dardan Gashin, me be me ja marr alltinë prej brezit e me dal me gjuajt pa centriste, a beson se duhet me evakuar krejt qytetarët. Halli jem është ky, që personi nuk din me gjuajt”

Më pas kryeministri Ramush Haradinaj tha se se më të diskriminuar janë zyrtarët se sa qytetarët  në këtë drejtim.

Ai shtoi se nuk mund të ndryjë në vendimet e gjyqtarëve ë prokurorëve kur vjen puna te dënimet.

“Tradita e gjuajtjes me armë është prej se e mbaj mend veten. Ju lutem të jeni sa më të saktë në mënyrën e argumentimit. Më special e shoh me gjuajt për qef nëse je qytetarë të diskriminim është pushtetari për faktin se përmban përgjegjësi. Unë jam dakord që kjo interpelancë me qenë si porosi si vërejtje për me u vendos një kriter për të ardhmen”.

“Ne veprat që janë dënuar deputetët për mua janë të papranueshme unë nuk mundem me i than gjyqtarëve që ke gabuar ato vendime janë të papranueshme dhe besoj shumë që ky kuvend do të jep një epilog asaj çështje aq sa u takon”.

 

Të ngjashme