Konkluzat e Këshillit të Ministrave, Haradinaj thekson pikën që ka të bëjë me vizat

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka publikuar një pikë të draft-dokumentit të konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të BE-së për Kosovën.

Në një postim në facebook, Haradinaj ka sjellë pjesën që ka të bëjë me liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ai ka theksuar se “vendimi për këtë propozim është duke u konsideruar nga Këshilli”.

“‘Këshilli e njeh rëndësinë e e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni ka bërë një propozim zyrtar në muajin Maj 2016 që të transferojë Kosovën në listën e shteteve që mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, ashtu siç është prezentuar në raportin e Korrikut 2018 rreth përmbushjes së kritereve të mbetura. Në Mars 2019, Parlamenti Europian përkrahu propozimin e Komisionit Europian në lexim të parë. Vendimi për këtë propozim është duke u konsideruar nga Këshilli’, përkthim i saktë i Konkluzionit preliminar (pika54), të Këshillit të Bashkimit Europian”.

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sesionin e sotëm në Luksemburg, ku kryesisht u diskutua për kornizat buxhetore të BE-së.

Ndërsa, çështjet me interes për vendet e rajonit janë hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe konkluzionet e përgjithshme për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme