Konstaton Komisioni: Thaçi dha urdhër për dëbimin e shtetasve turq, dërgon raportin në Kryesi

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 10:19 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka konstatuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhënë urdhër që të dëbohen shtetasit turq, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i komisionit, Xhelal Sveçla, tha se pas 10 muajsh të punës intensive është votuar raporti i komisionit që dëshmon se çfarë ka ndodh me dëbimin e paligjshëm të shtetasve turq.

Sveçla tha se ky raport vendos rezultate të reja për Kuvendin me gjetjen që janë bërë duke zbuluar të vërtetën rreth kësaj çështje.

“Ky raport tash do i shkoj seancës plenare për diskutim dhe prokurori që e ftojmë me i shfrytëzuar në maksimum kompetencat prokuroriale. Presidenti i vendit është përpjekur me devijuar punën e komisionit sepse e ka ditë se kur debati fokusohet në substancë ata nuk mund të fitojnë”.

Sveçla tha se të hënën për 8 orë është mbledhur komisioni bashkë me ekspertin për të mbrojtur raportin. Ai tha se të gjitha akuzat ndaj ekspertit kanë rezultuar të kota.

“Të gjitha ankesat për anshmërinë e ekspertit të pavarur janë zhdukur kur jemi fut në substancë të të gjeturave. Refuzimi i disa dëshmitarëve kanë penguar procesin nga presidenti e deri tek niveli më i ulët. Raporti u votua edhe me vota të pozitës që ishin të gatshëm për të votua”.

“Besojmë se deputetët e përgjegjshëm të Kuvendit ta votojnë pas debatit që pastaj do ridërgohet në prokurori sepse ka pas disa ndryshime në momentin e fundit”.

“Shkelja me vetëdije e institucioneve kyçe të udhëhequra nga presidenti, për të drejtat e njeriut, të ligjeve dhe konventat ndërkombëtarë është faktuar se me vetëdije të plotë kanë bërë shkelje, motivet i supozojmë por kemi faktuar se me vetëdije kanë shkelur dhe këta vartës të institucioneve duhet veç e veç të japin dëshminë”.

“Janë mbi 31 shkelje, urdhërdhënës për këtë është vetë presidenti Hashim Thaçi i cili në mënyrë jashtëzakonisht të papërshtatshme e arrogante parandaloi raportimin në komision dhe tani është sfidë e prokurorisë të thërrasë presidentin për raportim”, tha Sveçla.

Anëtari i komisionit, Driton Selmanaj, tha se raporti është substancial me të gjetura faktike.

“Raporti është substancial me të gjetura faktike, por do ishte edhe më i plotë sikur ta kishim dëshminë e kreut të vendit sepse ne dimë se prapa kësaj pune qëndron ai”.

“Ai nuk ishte i gatshëm të dëshmoi erdhi edhe e ofendoi ekspertin. Presidenti tha se ai ka informata nga institucionet e sigurisë që ky ekspert jo që është i paanshëm, por ka dërguar edhe informata të fshehura vendeve që nuk janë mike me Kosovën”.

Ai tha se kur janë pyetur institucionet e sigurisë për këtë çështje ata kanë dëshmuar se asnjëherë nuk është diskutuar me presidentin, raporton EO.

“Presidenti paska informata nga burime tjera nuk qenkan institucionet e sigurisë qe e informojnë atë kush janë ato a janë shtetet jo mike te Kosovës, shërbimet sekrete të vendeve tjera cili është raporti i presidentit me institucionet e sigurisë ky është problematike për ne”

“Mbi 51 profesor të Hardvardit na kanë dërguar letër neve për të mbrojtur ekspertin”

Ai tha se profesorët kanë thënë se presidenti duhet tërheq fjalën e tij ose të dërgohet si rast me tutje në OKB për të drejtat e njeriut

“Ky rast ka qenë për të parë se si krerët e shtetit nuk kanë qenë të gatshme të dëshmojnë në. Ky skenar i tyre shihej qartë për tendencë për të penguar këtë punë, por ne jemi te bindur se kur ka vullnet të politikanëve nuk ka faktor e person që e pengon një proces të zbardhet e vërteta që Kosova të bëhet shtet i së drejtës të respektoj ligjet dhe Kushtetutën e saj”

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka miratuar raportin e Komisionit me shtatë vota pro.

Të ngjashme