Konstituimi i Kuvendit, “peng” i presidentit

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 08:47 | Nga

Koalicioni fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma (PAN), nuk i ka numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve, prandaj edhe po zvarritet mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit.

Kështu thonë për gazetën “Zëri” njohësit e çështjeve politike në vend.

Ndërkohë, deputetë nga lëvizja “Vetëvendosje” dhe nga koalicioni LAA kanë akuzuar presidentin Thaçi se po i bën argat PAN-it, duke mos thirrur seancën.

Sipas tyre, nuk ka kurrfarë arsye për shtyrje të seancës konstituive, prandaj kjo duhet të bëhet sa më parë.

E përfaqësues të koalicionit PAN, megjithëse më herët kishin deklaruar se kjo seancë do të mbahet më 28 korrik, tani thonë se nuk e dinë kur do të mbahet seanca konstituive pasi askush nuk i ka lajmëruar ende asgjë.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se PAN-i i ka numrat për ta bërë Qeverinë dhe ky nuk është problemi për shtyrjen e seancës.

“Sa i përket datës së seancës unë nuk e kam parasysh se cilën ditë do të jetë, sepse deri më tani nuk kam asnjë njoftim, por ajo që është e rëndësishme është të bëhet regjistrimi i deputetëve sepse akoma nuk është bërë”, ka thënë ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme