Konstituohet edhe Komisioni i Financave

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Deri tani janë konstituuar vetëm tre komisione parlamentare nga 14 sa janë krejt.

Gjatë së enjtes u mblodh Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Hykmete Bajrami e LDK-së, si kryesuese e tij, kërkoi që të fillojë inicimi i një tenderi për një kompani që do ta bëjë auditivin e financave dhe të fushatave elektorale të partive politike.

Veç këtij komisioni të menaxhuar nga LDK-ja, të mërkurën u konstituua edhe Komisioni që udhëhiqet nga AAK-ja, ai për siguri.

Derisa në mesin e 14 sa janë krejt, nga 7 prej tyre që udhëhiqen nga Vetëvendosje është konstituuar vetëm ai për legjislacion.

Ende nuk janë mbledhur asnjëherë 6 komisione tjera të udhëhequra nga Vetëvendosje, 2 nga PDK, 1 nga LDK dhe 2 nga komunitetet.

Të ngjashme