Konstituohet edhe një Komision, deputetët premtojnë angazhim më të madh

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 12:15 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës është konstituuar edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, raporton Ekonomia Online.

Kryetar Rasim Demiri, uroi për punën dhe përshëndeti anëtarët e komisionit, teksa tregoi edhe kompetencat e këtij Komisioni. Ai tha se ky Komision do t;i ketë përgjegjësitë që i kishte edhe në legjislaturat e kaluara.

“Nuk kemi ndryshim, siç e dimë është komision funksional dhe i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe peticionet e parashtrua nga një apo më shumë qytetarë. Fushëveprimi përfshinë bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, dhe zbatimin e barazisë gjinore. Shqyrtimi i pozitës ë grave dhe propozimi i masave në të gjitha lëmit e jetës. Mbrojtjen e grave nga abuzimet fizike dhe shqyrtimi i ngritjes profesionale të grave dhe shqyrtime të tjera. Hetimi i fakteve dhe rekomandimet e kuvendit për masat që duhet të merren. Kontaktet e organizatave ndërkombëtare për ndriçimin e fakteve për persona të pagjetur”, tha ai.

Teuta Haxhiu, Anëtare e Komisionit nga AAK-ja, tha se do të angazhohen për të drejtat e njeriut dhe ligjet që rregullojnë këtë fushë.

“Në këtë Komision është mandati im i tretë. Gjithçka çka kemi punuar kemi shumë detyra për t’i shtyrë përpara ato më të ndjeshmet. Të drejtat e njeriut duhet shikuar me respekt. Mendoj se secilit prej nesh në këtë komision të shtyjmë proceset për të zbatuar ligjin që kemi, ku për fat të keq nuk është zbatuar ende. Kemi çështjen për ligjin që kemi punuar dhe iniciativat që duhet t’i marrim vet deri sa të miratohet ligji. E kemi ligjin kundër dhunës në familje ku duhet të punojmë në të”, tha ajo.

Sali Zyba, anëtar i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje përmendi sukseset e përbashkëta në këtë komision.

“Aktualisht janë duke pritur shume peticione, shqetësimet e qytetarëve. Për rend dite ka shumë propozime, bashkëpunimet me Avokatin e Popullit.  Ka kërkesë për mbledhjen e radhës.

Jasmina Dediç, deputete e Listës Serbe pret që mbledhjet e komisionit të jenë konstruktive dhe do të japë kontributin të punojmë për një të ardhme më të mirë.

“Edhe tani jam kryetare e unionit të grave, sa i përket barazisë ka dhunë na familje  është një problem që duhet të trajtohet dhe të bëjmë diçka të mirë për të gjithë ne”, tha ai.

Valdete Idrizi, anëtare e Komisionit nga radhët e PDK-së, tha se i presin shumë punë dhe pret nga Komisioni të jetë më proaktiv.

“Pret që nga ky komision të jenë më proaktiv, për ligjet në gjysmë të sillen në diskutim. Viktimat gjatë dhunës që kanë mbetur shumë keq pa shërbime. Kështu që duhet të harmonizohen ligje të tjera”, tha ai.

Mbledhja e sotme ka qenë e karakterit të punës dhe dëgjuam sugjerimet e komisionit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme