Konstituohet komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 10:47 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ky Komision, kryesohet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj dhe për gjashtë muaj do t’i hetojë keqpërdorimet e mundshme të Qeverisë në lidhje me menaxhimin e energjisë elektrike.

Kryetari i këtij komisioni Driton Selmanaj ka thënë se ky komision ka mandej gjashtë muaj e që duke llogaritur edhe kohën e pushimeve, atëherë i bie që deri në fund të këtij vitit komisioni është i mandatuar.

“Në takimin e radhës e diskutojmë planin e veprimit, e caktojmë se cilave institucioneve do t’iu drejtohemi me pyetje. Me stafin do të shohim se si kanë punuar komisionet e tjera hetimore për aspektin financiar”, tha Selmanaj.

Ai i ftoi anëtarët e komisionit për përkushtim.

“Po ju lus për përkushtim të madh, do të kemi dinamikë të madhe, e di se keni angazhime shumë të tjera, por po besoj dhe shpresoj se vigjilenca juaj nuk do të mungojë”, iu drejtua Selmanaj anëtarëve të komisionit.

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, kërkoi që në mbledhjen e radhës të bëhet përgatitja e planit të punës.

E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se duhet të pajisen me dokumentacionin, dhe mbledhjen e radhës të dihet se kush është prioriteti.

“Nëse nuk e kemi dokumentacionin që duhet hetuar, atëherë nuk kemi bërë asgjë”, tha Lekaj

Të ngjashme