Konstituohet Komisioni për Buxhet, raporti vjetor i Qeverisë ndër shqyrtimet e para

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 11:35 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është konstituuar Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, i Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ky Komision do të kryesohet nga Armend Muja i cili ka treguar edhe disa prej punëve që i presin në vazhdim.

Ai ka thënë se shqyrtimi i raportit vjetor të Qeverisë do të jetë ndër raportet e para që do të shqyrtohen.

“Ky Komision shërben si komision i përhershëm sikurse edhe në aspektin e llogaridhënies në mbikëqyrje të institucioneve. Si Komision i përhershëm shqyrton të gjitha projektligjet që burojnë nga komisionet tjera dhe marrëveshjet ndërkombëtare që kanë implikime financiare. Ndarja buxhetore për RTK-në, raporti vjetor i Qeverisë, kërkesa e komunës së Mitrovicës për miratim të buxhetit, janë çështjet që do të merremi në vazhdim”, tha ai.

Bedri Hamza nga PDK-ja, ka propozuar që Komision t’i mbanë mbledhjet çdo mërkurë në ora 10:00, propozim ky që është miratuar nga anëtarët.

” Unë besoj që mbledhja e komisionit me qenë në ora 10:00 sepse në ora 11:00 ka me qenë më vështirë me realizua punën e komisionit, dhe ora 10:00 është më e përshtatshme”.

Mërgim Lushtaku nga PDK-ja tha se është mirë që administrata të dërgojë fushëveprimtarinë e komisionit

“Më e rëndësishmja është që të na dërgohet fushëveprimtaria e Komisionit”, tha Lushtaku.

Komisioni ka këtë përbërje, kryesues i komisionit Armend Muja nga VV-ja, nënkryetar Mërgim Lushtaku nga PDK-ja, Verica Ceranoc nga LS, Arta Bajraliu nga VV-ja, Jeta Statovci nga grupi i VV-së, Visar Korenica nga VV-ja, Eman Rrahmani nga VV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Avdullah Hoti nga LDK-ja, Pal Lekaj nga AAK-ja dhe Duda Balje nga grupi parlamentar i minoriteteve.

Të ngjashme