Konstituohet komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, deputetët paralajmërojnë edhe hetim

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 10:33 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës është konstituar Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit, Fatmir Xhelili, deklaroi se komisioni përveç mbikëqyrjes me ligj do ta bëjë hetimin e AKI-së.

“Mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës së AKI-së. Komisionin është përgjegjës për fushëveprimtarit e Agjencisë. Është specifik në fond, por në bazë të bashkëpunimit mundemi me pas si qasje në bazë të nevojës”.

“Përpos mbikëqyrjes edhe hetimin e agjencionit. Do të bashkëpunojmë me organizata tjera qoftë vendore dhe ndërkombëtare për sigurinë”, u shpreh Xhelili.

Komisioni ka vazhduar mbledhjen pa prezencën e medieve dhe shoqërisë civile.

Të ngjashme