Konstituohet Kryesia e re e AAK-së, Haradinaj thotë se po rriten

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 19:40 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur mbledhjen konstituive të Kryesisë së re, e dalë nga zgjedhjet e brendshme në Parti, të përfunduara më 25 korrik 2018. Ndër anëtarët e sapozgjedhur të AAK-së, rreth 40 për qind janë të zgjedhur për të parën herë. Po ashtu rreth 40 për qind janë gra, bën të ditur kjo parti.

Kryetari i AAK-së dhe kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, duke uruar Kryesinë e re, tha se synim i AAK-së, është rritja e mbështetjes për AAK-në, mbështetja e qeverisë në nivelin qendror dhe atë lokal, si dhe shtrirja e strukturave të Partisë në të gjitha nivelet dhe zonat.

Në këtë mbledhje, po ashtu, u vlerësua kontributi i Kryesisë së vjetër, e cila arriti që AAK-në ta shndërrojë në parti të Kryeministrit dhe Parti që sot qeverisë në 7 komuna dhe bashkëqeverisë në 10 komuna të tjera, duke u bërë kështu ndër partitë më serioze në vend.

Strukturat e reja të AAK-së, u zotuan të punojnë në përmbushjen e agjendave shtetërore dhe në rritjen e vazhdueshme të AAK-së si një vlerë e pakontestueshme e spektrit politik të Kosovës, theksohet në komunikatën e AAK-së. Kryesia e re ka mandat katërvjeçar.

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 10 people

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Të ngjashme