Konsulli i Kosovës në Strasbourg hapur mbështet PDK-në

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 08:37 | Nga

Është konsull në Strasbourg, por Edon Canën e preokupojnë zgjedhjet në një komunë të vogël të Kosovës.

Dhe, veç kësaj, edhe zhvillimet e brendshme në disa shtete të Evropës.

Nëpërmjet një qarkoreje, stafit të misioneve diplomatike i ndalohet që publikisht t’i prezantojë qëndrimet personale politike. Kjo nuk ka paraqitur problem për Canën.

Nëpërmjet qëndrimeve të shprehura në rrjetet sociale, ai është vënë në krah të Partisë Demokratike në garën për kryetar të Drenasit.

Po kështu, edhe në krah të kryeministrit italian, Matteo Renzi, dhe të presidentit të ri austriak, Alexander Van der Bellen.(KohaDitore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme