Konsultimet Qeveri – Parlament, Tahiri takohet me Hasanin

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Nait Hasani.

Sipas një publikimi të Tahirit, në këtë takim është diskutuar për agjendën legjislative dhe koordinimin në mes Qeverisë dhe Kuvendit në avancimin e reformave në legjislacion

“Në vazhdën e konsultimit Qeveri – Parlament, sot, prita në takim z. Nait Hasani, kryetarin e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Në takim diskutuam për agjendën legjislative dhe koordinimin në mes Qeverisë dhe Kuvendit në avancimin e reformave në legjislacion. Në fokus u trajtua procesi i hartimit të Ligjit për Qeverinë, aspektet kyçe, siç janë, struktura dhe fushat e përgjegjësive. Po ashtu, folëm për zvogëlimin e numrit të ministrive, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të Qeverisë”, thuhet në postimin e Tahirit.

Sipas tij, me Hasanin është dakorkuar që e në procesin e hartimit të Ligjit për Qeverinë të ketë qasje gjithëpërfshirëse dhe arritjen e konsensusit të gjerë politik për këtë Ligj me rëndësi për vendin.

“Njëkohësisht, u pajtuam që të zgjerojmë konsultimin me akterët të tjerë të shoqërisë civile dhe ekspertëve në mënyrë që të kemi transparencë të plotë përgjatë proceseve legjislative”, thuhet në publikimin e Tahiri.

Në vazhdën e konsultimit Qeveri – Parlament, sot, prita në takim z. Nait Hasani, kryetarin e Komisionit Parlamentar për…

Posted by Besnik Tahiri on Monday, March 4, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme