Kontradiktat e numrave brenda PAN-it

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 07:50 | Nga

Deputetët e koalicionit PDK-AAK-Nisma do t’ia mësyjnë të enjten Kuvendit me paqartësi nëse ekzistojnë votat e domosdoshme për ta zgjedhur kryetarin e Qeverisë.

Tri ditë para seancës, administrata e Kuvendit u ka dërguar ftesat për pjesëmarrje deputetëve në seancën konstitutive, e cila do t’i ketë tri pika të rendit të ditës; 1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve; 2. Dhënia e betimit të deputetëve; 3. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, shkruan “Koha Ditore”.

Edhe pse në koalicion me PDK-në dhe AAK-në deputetë të Nismës nuk e dinë nëse janë numrat e domosdoshëm për ta votuar kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë më 3 gusht. Deputeti i këtij subjekti, Zafir Berisha, ka thënë se sipas fuqisë politike përgjegjësinë për numrat e ka PDK-ja dhe AAK-ja. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e krijimit të rrethanave të reja në rast se dështon votimi i kryeparlamentarit.

“I nominuari ynë për kryeministër ka përgjegjësi shtesë për bërjen e qeverisë dhe ai është duke biseduar për ta krijuar shumicën parlamentare. Ne jemi të gatshëm të votojmë të enjten për zgjedhjen e kryetarit dhe qeverisë”, ka thënë Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme