LDK: Kontributi i Rugovës u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 11:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, ka bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Mustafa ka thënë se e vlerësojnë rolin e presidentit, Ibrahim Rugova, dhe rolin e bashkëveprimtarëve tjerë të cilët e dhanë kontributin e tyre, për pavarësinë, lirinë dhe demokracinë të cilën sot po e gëzojmë.

“Si LDK këtë ditë e konsiderojmë si ditë të madhe, ditën e themelimit të LDK-së, kur veprimtarët, intelektualët e Kosovës, njerëzit të cilët deshën të vihen në ballë ndryshimeve në Kosovë, e themeluan një lëvizje, një parti politike, e cila e mori rolin e rëndësishëm të reformave të cilat më vonë ndodhën ndryshimet e pluralizmit politik në Kosovë, që nuk ishte vetëm në Kosovë, por edhe në pjesë të Ballkanit”, ka thënë Mustafa.

“Ne e vlerësojmë veçmas rolin e presidentit, Ibrahim Rugova, por edhe rolin e bashkëveprimtarëve tjerë të cilët e dhanë kontributin e vet të çmueshëm, kontribut i cili u kurorëzua me pavarësinë, me lirinë dhe me demokracinë të cilën ne sot po e gëzojmë”, ka shtuar Mustafa.

isa-mustafa1

 

Të ngjashme