Koordinatori Hoti takohet me drejtorët në Novobërdë e Istog

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti ka zhvilluar takim me drejtorin komunal të arsimit dhe drejtorët e shkollave në Komunën e Istogut, ku ka diskutuar rreth garave nacionale në kreativitet kulturor dhe mendim kritik, si dhe në sport.

Koordinatori Hoti përgëzoi drejtorët për kontributin e dhënë si dhe për angazhimin që kanë shfaqur rreth organizimit të garave.

“Angazhimi dhe kontributi i juaj ka bërë që Programit Nacional për Rininë të zbatohet te të gjithë nxënësit pa përjashtim nga klasa e pare deri në klasën e dymbëdhjetë. Ky program nuk do të gjente zbatim pa kontributin e juaj. Unë jam i lumtur të jem në mesin e njerëzve që arsimimin e shohin si vyrtytin më të lartë dhe atë ua transmetojnë nxënësve tanë”, tha Hoti.

Edhe drejtori komunal i arsimit në Istog, Hajrush Shoshi theksoi se pa punën e drejtorëve nuk do të mund të arriheshin sukseset. “Ju përgëzoj për punën dhe sukseset e arritura, jam jashtëzakonisht i kënaqur duke filluar me organizim e garës e deri te fituesit, ku nxënësit e komunës sonë fitues na kanë bërë të ndihemi krenar si neve ashtu edhe prindërit”, tha Shoshi.

Koordinatori Hoti vizitoi edhe komunën e Novobërdës ku takoi stafin e DKA-së dhe drejtorët e shkollave.

Aty Hoti tha se banorët e këtij qyteti e sidomos drejtorët e shkollave kanë dëshmuar vlera të larta duke organizuar garat me shumë përkushtim.

Edhe drejtorët theksuan se do t’i vazhdojnë garat dhe kërkuan mbështetje nga Qeveria.

Në të dy komunat, Hoti ndau mirënjohje në për drejtorët në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në organizimin e garave.




Të ngjashme