Sejdiu: Thaçi ka kidnapuar dialogun; Lista Serbe kancer i implantuar

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, e ka quajtur kancer të implantuar Listen Serbe, parti e cila vepron në Parlamentin e Kosovës.

Sejdiu në Info Magazine madje e ka kritikuar edhe presidentin Hashim Thaçi i cili aktualisht udhëheq dialogun mes Kosovës e Serbisë, por që sipas tij ai po bën këtë gjë pa mandat kushtetues, njofton Klan Kosova.

”CEFTA-n edhe vet Serbia e ka shkelur. Në raport me Kosovën ka ndodhur në lirinë e lëvizjes së mallrave, vulat doganore. 39 marrëveshje nuk i ka zbatuar”.

”Njëkohësisht po kërkohet nga Kosova që të lëshohet pe, të jetë më mirëkuptuese dhe liberale”.

”Çfarë do argumenti që ne po e shkelim CEFTA-n, MSA-n mbizotërohet se ne vet si shtet kemi të drjetën të mbrohemi ndaj një agresioni të Serbisë. Agresioni sot nuk luftohet me tanke”.

”Vet qytetarët serbë, nuk besojnë që Lista Serbe përfaqëson interesat e tyre”.

”Ajo është kancer i implantuar nga Qeveria e Beogradit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kemi një njeri që ka kidnapuar procesin e dialogimit pa mandat kushtetues për bisedime me Serbinë”.

”Është fatkeqësi e madhe për këta partnerë të koalicionit kur sheh se më e rëndësishme për ta është karrigja se sa përfaqësimi i qytetarëve”.

”Opozita nuk po mund t’i bind ata me anë të së cilës mund ta parandalonte atë njeri që ka kidnapuar këtë proces”.

”Duhet të ketë zgjedhje parlamentare që do ta krijonte një qeveri legjitime. Mënyra se si qeveria qëndron tash nuk guxon të vazhdojë tutje. Është qeveri jolegjitime, dhe e rrezikon shtetin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme