Korab Sejdiu tregon arsyen se pse shkoi te zyrat e LDK-së

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 13:08 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, është prononcuar për media pas takimit që pati me kreun e LDK-së Isa Mustafën e mandatarën për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmanin, raporton Ekonomia Online.

 Sejdiu ka sqaruar për media se ka shkuar në LDK për të ndihmuar në arritjen e koalicionit me VV-në.

“Thjesht pata një takim të frytshëm me kryetarin Isa Mustafa dhe kandidaten për Kryeministre Vjosa Osmanin. Ishte një veprim i vullnetit të mirë qe me e shty përpara një ide , bashkimin e të dy partive më të mëdha në vend, meqenëse po afrohet afati për dorëzimin e koalicioneve, dhe thjesht erdha me e ba një tentativë shtesë dhe në qoftë se muj me ndihmu shtyrjen e kësaj ideje përpara. Dhe këtë po e shoh si një formulë për të shtyrë vendin përpara”.

“Unë besoj që LDK dhe LVV e vendosin shtetin si prioriteti pra të gjithave atëherë nuk besoj se ka ndonjë pengesë. Deri sot ne gjithmonë kemi pasur krijimin e qeverisë në ndarjen e posteve, dhe është hera e par qe pi krijohet një qeveri duke u bazuar në një çështje të vetme dhe arsye të vetme për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”.

“Unë besoj që synimet e të dy partive janë parimore , do të thotë këto parti po duan të ballafaqohen me disa parti qe nuk jemi ballafaquar kohë me parë, dhe nuk është çështje e lëshimit pe , por është çështje e koordinimit dhe mënyrave se si do të arrihen këto qëllime në mënyre të përbashkët. Nuk kam menduar për veten, por po mendoj se cila është e mira për këtë vend , dhe nuk kam vendos ende se a do të vazhdojë të merrem rregullisht me politikë ,dhe a do të garojë si deputet”.

Të ngjashme