Korenica i VV-së: Të procedohen pagat për mësimdhënësit dhe orët të kompensohen

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Depueti i VV-së, Visar Korenica, ka thënë se pagat për mësimdhënësit duhet të procedohen, por sipas tij, edhe orët e humbura gjatë grevës duhet të kompensohen.

Kështu ka deklaruar ai përmes një postimi në Facebook.

“Meqenëse shumë media po kërkojnë deklarim dhe për interes të publikut sa i përket procesimit të pagave për mësimdhënësit vlerësoj që të njejtat duhet të paguhen dhe të kompenzohen orët e humbura. Shumë mësimdhënës janë detyruar të mos dalin në punë sepse kanë qenë të penguar nga procesi mësimor si pasojë e grevës, njashtu siç edhe jam i bindun që shumica nga antarësia pas pakos së përballjes me inflacion kanë qenë të gatshëm për pezullimin e grevës deri në miratim të ligjit të pagave”, shkruan ai.

Të ngjashme