Kosnett: Kosova është në një moment historik, i cili do të mbahet në mend gjithë jetën

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 17:04 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e ri të ShBA-së, Philip Kosnett.

Ambasadori Kosnett tha se ndihet i privilegjuar që pas 15 vitesh i është kthyer Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Kosova është në një moment historik, i cili do të mbahet në mend gjithë jetën.

“Është privilegj të kthehem në Kosovë pas 15 vitesh. Partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mjaft solid. Ne jemi në një moment historik kur populli po bëjnë përpjekje që të mbahen në mend gjatë gjithë jetës”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh i lumtur për këtë takim duke thënë se pret që Kosova të ketë gjithmonë takime të tilla.

“Me këtë rast përshëndes mikun e ngushtë të Kosovës Phillip Kosnnet, jam shumë i lumtur për këtë takim, shpresoj që Kosova do të ketë gjithmonë takime të tilla, ne aty brenda patëm një bisedë të gjerë së bashku me ambasadorin e ri”, tha ai.

 

 

Të ngjashme