Kosnett kujton vrasjen e 14 serbëve të Lipjanit 20 vjet më parë

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka kujtuar sot vrasjen e 14 serbëve të Kosovës 20 vjet më parë në Graçkën e Vjetër të Lipjanit.

Ai tha se të gjitha viktimat e të gjitha etnive meritojnë drejtësi, njofton Klan Kosova.

“Sot bëhen 20 vjet që nga vrasja e 14 fermerëve serbë në Graçkën e Vjetër. Viktimat e të gjitha etnive dhe familjet e tyre të mërzitura, meritojnë drejtësi”, ka shkruar Kosnett.

Më 23 korrik të vitit 1999 u vranë 14 serbë derisa ishin duke korrur në fushë. Vrasja e tyre ndodhi disa javë pas përfundimit zyrtarë të luftës në Kosovës, e pasi që vendi hyri në kontrollin e Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme