Kosnett kundërshton projektligjit për vlerat e UÇK-së

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë, Philip Kosnett, ka dalë kundër projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter Kosnett thotë se ligji e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe largon përpjekjet praktike për ta kuptuar historinë e Kosovë.

Kosnett mes tjerash thotë se po pret që ta sheh se kur partitë do të fokusohen në ekonomi dhe pandemi.

“Ligji i propozuar për vlerat e UÇK-së është formë e gabuar për të treguar respekt për UÇK-në. Ligji e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19?”, thuhet në reagimin e Kosnett.


Të ngjashme