Kosnett – politikanëve: Përqendrohuni te faktet, jo fyerjet

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett, u ka bërë thirrje politikanëve kosovarë që të heqin dorë nga ofendimet.

“Retorika politike në Kosovë – sikurse në vendet tjera – shpesh kalon në racizëm, seksizëm dhe homofobi”, ka thënë ai përmes Twitter.

“Kjo i poshtëron ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë ato. Liderët kanë përgjegjësi që t’i kundërvihen kësaj shëmtie”.

“Fokusohuni në fakte, jo në fyerje” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme