Kosnett: ShBA-ja e Kosova s’janë të një fjale gjithmonë, raportet s’varen nga parti e individë

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 14:41 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, tha se ka raste kur shteti që përfaqëson dhe institucionet e Kosovës nuk pajtohen gjithmonë për çështje politike, raporton Ekonomia Online.

Por që sipas tij, raportet miqësore ndërmjet të dy shteteve nuk varen nga ndonjë parti apo individ.

“Qeveritë tonë ndoshta nuk do pajtohen gjithmonë për politikë, por miqësia jonë nuk varet nga ndonjë parti e posaçme politike apo politikan i veçantë”.

“Sot jemi në këtë kënd të rrugës së Bob Dole dhe Bill Clinton të personaliteve të partive të ndryshme dhe kanë qenë rival politik, por përkundër dallimeve në politikë ata dolën dhe bashkëpunuan kurdo që mundën, në politike kemi kundërshtar dhe jo armiq”.

“…sot të përqendrohemi në historinë dhe vlerat e përbashkëta të Kosovës dhe Amerikës dhe të vazhdojmë përpjekjet për të ndërtuar të rinjve të Kosovës një të ardhme me fqinjë dhe mundësi të barabartë për të gjithë”.

Ai në shënimin e ditëlindjes së senatorit Bob Dole, tha se ai gjithnjë ka qenë për paqe.

“Bob Dole ka pritur gjithmonë kauzën e lirisë në gjithë botën dhe nuk ka qenë befasi që ai ka qenë në vazhdimësi mbështetës i Kosovës për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të lirë”.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK) në Kosovë, Arian Zeka, tha se kjo është mënyra më e mirë për të falënderuar senatorin Bob Dole duke ngritur figurën e tij në rrugët e Prishtinës.

“Nuk ka mënyrë më të mirë se si kjo sot të ia urojmë ditëlindjen senatorin Dole dhe ta shfaqim kontributin e Amerikës për Kosovën”

“Busti i tij kurdo që të inaugurohet të shndrrohet në simbol të përpjekjeve tona të përbashkëta pëe investime dhe ekonomi të zhvilluar”, tha Zeka.

Buati i Doles pritet të inaugurohet më 28 nëntor 2019 në Ditën e Falënderimeve të Amerikës.

Të ngjashme