Kosnett shkon në pushime: Po karikohem para sfidave që na presin

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Philip Kosnett, njoftoi se do të shkojë me pushime për disa ditë për t’u rikthyer i karikuar për sfidat që e presin.

Ai zgjodhi rrjetin social Twitter për të thënë se së bashku me bashkëshorten do të pushojnë disa ditë.

“Unë dhe Alisoni do të marrim disa ditë pushim për t’u karikuar për sfidat emocionuese që na presin. Kur të kthehemi, mezi presim që të vijojmë komunikimin me njerëzit në Kosovë, qoftë përmes internetit, por edhe duke udhëtuar rreth vendit”, shkroi Kosnett.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme