Kosnett: Taksa paraqet shenjë të madhe të mos pajtimit mes SHB-së dhe Kosovës, por raportet mes nesh janë të forta si guri

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka folur gjatë në një intervistë për portalin RajoniPress. Kosnett ka folur për taksën dhe mos pajtimet në këtë raport me Qeverinë e Kosovës, për dialogun me Serbinë, për zyrtarët me aktakuza të ngritura dhe lufta kundër krimit të organizuar, për liberalizimin e vizave dhe për porosinë e tij që kosovarët të jenë optimist.

“Mendoj se miqësia e Kosovës me SHBA është e fort si guri dhe askush nuk duhet të dyshojë në këtë miqësi. Në të njëjtën kohë është e natyrshme që të dy qeveritë tona të kenë mospajtime ndonjëherë lidhur me ndonjë çështje politike, por kjo nuk do të thotë se miqësia jonë është në krizë. Prapë po e them se jo vetëm në interes të Amerikës, por është edhe në interes të Kosovës është që taksa të hiqet përkohësisht, që të fillojë procesi prapë i dialogut. Më lejoni të them se në këtë drejtim kemi mospajtime me Ramush Haradinajn dhe nuk është vetëm ai nga politikanët që është në favor të takës, të mos e personalizojmë çështjen”, ka thënë Kosnett.

Të ngjashme