Kosnett: Të zhvendoset vëmendja nga e kaluara në të ardhmen

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në një postim në Twitter ka thënë se duhet të zhvendoset vëmendja nga e kaluara në të ardhmen.

Ai ndër të tjera ka sfiduar ndjekësit e tij në Twitter që të mendojnë se si do të duhej të dukej e ardhmja e Kosovës.

“Në 20-vjetorin e përfundimit të luftës dhe ndërhyrjes së KFOR-it, është koha të zhvendoset vëmendja nga e kaluara në atë që është përpara. Sot ju sfidoj që të mendoni se si duket e ardhmja e ndritur e vendit tuaj të ri”, ka shkruar ai.

Të ngjashme