Kosnett thotë se disa parti po përdorin taktika të frikësimit ndaj votuesve

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se disa parti kanë filluar të përdorin taktika të fshehta të frikësimit ndaj votuesve në Republikën e Kosovës.

“Jam i shqetësuar për zërat se disa parti kanë filluar të përdorin taktika të frikësimit dhe të fshehta për të reduktuar konkurencën apo për t’ua larguar të drejtën e votës”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Twitter.

“Popull i Kosovës: nëse dikush kërkon të ua minojë demokracië, ngriteni zërin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme