Kosnett uron Kosovën për zgjedhjet: Shpresojmë të punojmë me Qeverinë e re

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për daljen në zgjedhje dhe ka thënë se ata kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen.

Ai ka thënë se Amerika qëndron në krahë të Kosovës duke shpresuar në bashkëpunim me qeverinë e re, në momentin që formohet.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Amerika qëndron me Kosovën – dhe ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkëta të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkuar se zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj dhe të gjithë akterëve relevantë dhe partive politike.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, thuhet se BE-ja pret edhe formimin e Kuvendit dhe qeverisë së re, si dhe zgjedhjen e një presidenti të ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme