Kosnett: Vota juaj ka rëndësi për vendin e të ardhmen

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Në një postim në Twitter ai ka shkruar se sot është dita për t’u votuar, dhe kjo është shumë e rëndësishme.

“Mirëmëngjesi votues të Kosovës. Sot është dita të dilni dhe të votoni. Vota juaj është e rëndësishme – votoni për veten tuaj, vendin tuaj, të ardhmen tuaj. Kosova është shtëpia juaj”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme