Kosnetti fton të rinjtë të studiojnë në Amerikë: Kjo tregon lidhjen e fortë ShBA-Kosovë

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 16:19 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ShBA-së, Philip S. Kosnett, ka  vizituar panairin universitar “Education USA”. Kosnett e ka quajtur si një mundësi të mirë aplikimin për të studiuar në universitetet e Amerikës, sipas tij, kjo tregon lidhje të fortë ndërmjet Amerikës dhe Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Është kënaqësi e madhe që jam në panairin e edukimit ku kemi gjithë ata përfaqësues të universiteteve të ndryshme amerikane. Është një mundësi shumë ë mirë të studioni dhe të transferoni studimet, është ngazëlluese që i kemi më shumë se 1000 studentë dhe pritet që të bashkohen mbi 1 milion studentë të huaj dhe kjo tregon për lidhjen e fortë të shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, tha Kosnett.

Pjesëmarrësja në panair, Vlera Potera, tha se është një mundësi e mirë që studentët të jenë pjesë e universiteteve në Amerikë.

“Organizimi është bërë nga qendra për këshillim dhe  ofron mundësi të mira studentëve për të studiuar në Amerikë me tregu për programet që i kanë. Ka pas shumë vizitor dhe shumë te interesuar. Ky panair zgjatë vetëm sot”, tha Potera, raporton EO.

Si mundësi të mirë këtë panair, e sheh edhe Bujar Mehmeti. Ai tha se ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm të të rinjve.

“Panairi i edukimit është organizuar nga Qendra Amerikane për Këshillim,. Qëllimi është që të rinjtë nga Kosova të kenë mundësi të studiojnë në Amerikë dhe angazhimi ka qenë i madh dhe pjesëmarrja ka qenë ende pa filluar mirë kanë filluar me ardhë persona”, tha Mehmeti.

Panairi ka zgjatur deri në orën 16:30.

�DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Ambasadori i ShBA-së, Philip S. Kosnett, do të vizitojë panairin universitar “Education USA”. Ai do të japë një deklaratë për mediet, si dhe do të takojë organizatorët dhe të pranishmit në panair

Posted by EkonomiaOnline on Friday, April 12, 2019



Lexo më shumë:

Të ngjashme