Kosnetti takon edhe Kurtin, i kërkon formimin sa më të shpejtë të Qeverisë

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Takimi ka përfunduar minuta më parë dhe në këtë takim Kosnetti ka kërkuar nga Kurti formimin sa më të shpejtë të Qeverisëm raporton KTV.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja, Arbërie Nagavci.

Gjatë ditës së sotme, Kosnetti ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, që ishte i shoqëruar edhe me nënkryetarët Agim Veliu e Vjosa Osmani si dhe me anëtarin e Kryesisë, Avdullah Hoti.

Të ngjashme