Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës në dhjetor ose janar

Prishtinë | 15 Dhj 2017 | 10:12 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës në muajin dhjetor të këtij viti ose në janarin e vitit të ardhshëm, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka njoftuar kabinetin qeveritar për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, nëse formohet një grup punues prej Qeverisë, Kuvendit, Presidencës dhe nëse aplikojmë në dhjetor ose janar do të pranohemi për dy vite.

“Ne kem pas situata kur kem aplikua qoftë kryesuesi nuk ka njoft Kosovën ose vendi ku është mbajt. Aplikimi në Këshillin e Evropës nuk është një akt por është një proces. Është dashtë me u përmbush kushtet e brendshme. Duhet të tregohet që kemi institucione stabile, por veçanërisht që kemi bërë progres në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Hoxhaj me tej tha se kryesimi i Këshillit të Evropës nga shtetet që e njohin Kosovën si shtet është një përparësi e madhe për anëtarësim.

“Këshill i Evropës është prej organizatave më të rëndësishme në Evropë pas BE. Kosova është i vetmi vend nga rajoni që nuk është pjesë e KE. Janë katër vende të cilat e kanë njoft Kosovën dhe e kryesojnë këshillin e Evropës”.

Ai shtoi se anëtarësimi është një proces andaj edhe duhet të punohet në këtë aspekt në plotësimin e kushteve. Ndër të tjera Hoxhaj tha se përfitimet janë të mëdha nëse bëhemi pjesë e këtij këshilli.

Një prej tyre sipas Hoxhajt është edhe bërja pjesë në procesin e Bolonjës. Sistem ky të cilin Kosova e aplikon tashmë e 17 vite mirëpo jo zyrtarisht.

“Ne nuk jem pjesë e procesit të Bolonjës edhe pse në 17 vitet e fundit bëjmë reformë. Nëse e dorëzojmë aplikimin automatikisht bëhemi pjesë e procesit të Bolonjës”.

 

 

Të ngjashme