​Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet me pajisje të reja, vlerësohet si shembull në rajon

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 10:10 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS) të Ambasadës Amerikane kanë bërë “ Demonstrim të drejtpërdrejtë” të sistemeve të QKMK-së, raporton Ekonomia Online.

Aty përfshihen: aftësia e pranimit të thirrjeve të telefonatave përmes VOIP, Sistemi për Menaxhimin e Rasteve (CMS) dhe veglën për Analizë Inteligjente të Biznesit (BI).

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se kjo qendër do t’i ndihmojë ata për një mbikëqyrjen sa më të mirë kufitare.

Ai tha se Kosova është shembull për shtetet e Ballkanit Perëndimor me një qendër të tillë.

 “Me këtë qendër ne mburremi sepse kjo qendër na jep informacionet sa më të shpejta dhe sa ma detale të kemi një mbikëqyrje sa më të mirë kufitare. Ne jemi shembull për shtetet e Ballkanit Perëndimor për një qendër të tillë”, tha ai.

Zv. ministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajli, tha se me këtë qendër do të jemi një hap para drejtë një sigurie për banorët e Kosovës dhe jashtë saj.

 “Sot po vendoset një aplikacion i ri ky aplikacion do ti njoftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jenë më shpejt të informuar për gjithë ato që ndodhin jo vetëm ne pikat kufitare, por edhe në brendinë e Kosovës, është një hap më larg drejt një sigurie për banorët e Kosovës dhe jashtë saj”, tha Xhemajli.

George Rich Clarke, shef i EXBS nga Ambasada Amerikane, tha se dot do të ndizen dritat e këtij projekti në rrugëtimin përpara, raporton EO.

“Është kënaqësi që të ecim përpara me këtë projekt dhe sot të ndezim dritat e projektit”, tha ai.

Alan Willson, këshilltarë i lartë i shefes së BE-së në Kosovë, tha se ky sistem do të mundësojë fillimin e një epoke të re.

“ Ky është një sistem i cilin menaxhon me raste, është një sistem i cili do të mundësojë fillimin e një epoke të re. Kemi një plan veprimi me 6 pika i cili është aprovuar nga ministri të cilat për në bashkëpunim me përfaqësuesit nga dogana e Mbretërisë së Bashkuar do të ndihmojnë në menaxhimin e kësaj qendre” tha Wilson.

Kjo qendër është donacion i ambasadës amerikane dhe është e para e këtij lloji në rajon.

Në këtë përurim të kësaj qendre u demonstrua për të pranishmit se si funksionon ky sistem.

Të ngjashme